Aktualitet

Kush ishte Kasem Hysenbelliu, drejtori i suksesshëm i mediave që nxorri qindra gazetarë në treg

5 Dhjetor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Kush ishte Kasem Hysenbelliu, drejtori i suksesshëm i mediave që

TIRANË- Kasem Hysenbelliu, 59 vjeç, themeluesi dhe presidenti i Fax Neës dhe ish-drejtues i grupit mediatik News 24, Balkanweb, GSh, Panorama dhe Radio Rash, humbi sot betejën me COVID19 në Turqi, duke u ndarë nga jeta, por duke lënë shenjë.

Kush është Kasem Hysenbelliu?

Miku i të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera. Pasi përfundoi studimet e larta, Kasem Hysenbelliu punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar. Me hapjen e kufijve, në vitet ’90 ashtu si shumë të tjerë, bashkë me familjen Z. Hysenbelliu emigroi në shtetin fqinj në Greqi.

Me rikthimin në atdhe në vitet 2003-2004, Kasem Hysenbelli drejtoi grupin mediatik “Panorama”, ku me vendosmëri e përkushtim kontribuoi për ta bërë atë gazetën më të madhe në vend, me tirazhin më të lartë.

Karriera e tij në media, vijon me një tjetër grup mediatik, ku gjithashtu u ndje dora dhe bashkëpunimi i tij profesional. Në 2011 z.Kasem Hysenbelliut iu besua drejtimi i grupit mediatik News24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH.

Prej tetorit 2017, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ku arriti të të ndërtojë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes kasem hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll