Aktualitet

“Ai nuk ngjallet më, por…”/ Babai i efektivit të vrarë të FNSH hedh dritë mbi ngjarjen: Para dy vitesh kishte konflik

5 Dhjetor 2020, 15:00 Nga DOSJA
“Ai nuk ngjallet më, por…”/ Babai i efektivit të

LEZHË- Martin Prela, efektivit të FNSH-së, Xhuljo Prela, kërkon nga drejtësia që të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët që kanë bërë krimin.

Në një intervistë për për “News24”, ai ka thënë se familja e tij nuk ka hasmëri me asnjë person, sakaq ka shtuar se i biri para dy vitesh ka pasur një konflikt me një person në Lezhë. Si pasojë e këtij konflikti, ai thotë se Xhuljo u detyrua të trasferohej në Shkodër. Ai ka thënë se është i tronditur nga ngjarja ku dhe ka treguar mënyrën sesi e mori vesh lajmin e trishtë.

“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri. Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,- shprehet babai i Xhuljo Prelës.

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet martin prela vritet xhulio prela martin prela vritet xhulio prela

Sondazh

Poll