Politike

Opozita e re bashkëpunon me PS për Reformën Zgjedhore, nesër mund të votohet drafti i ri

24 Prill 2019, 15:42 Nga DOSJA
Opozita e re bashkëpunon me PS për Reformën Zgjedhore, nesër

TIRANË- Deputeti i LSI, Ralf Gjoni, në një dekalratë për mediat ka bërë me dije se grupi i pavarur në Kuvend po lufton për ndryshinim e Kodit Zgjedhor. Ai u shpreh sot se është në bisedime me grupin e PS dhe grupin demokrat, për të hartuar një draft të ri për komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Më tej shton se i është mirënjohës Partisë Socilaliste dhe shton se nesër mund të futet në votim drafti i ri i për Reformën Zgjedhore.

Jam mirënjohës që PS e tërhiqi draftin e fundit të saj të javës së kaluar dhe ne sot kemi qenë në bisedime me grupin demokrat dhe socialist për të hartuar një draft të pranueshëm sa i përket objektit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Ne kemi kërkuar që objekti nga thjesht adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR të pasqyrojë një hapje të debatit mbarëkombëtar sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, sepse besojmë se baza e të këqijave janë ndryshimet e 2008. Kemi propozuar që ndryshimi i sistemit zgjedhor të futet në objekt të këtij komisioni. Kam besim se do të biem dakord për ta ndryshuar këtë objekt dhe do isha i kënaqur që amendimi që ne kemi propozuar të futet nesër në parlament për votim“, njoftoi Gjoni.

Po sot ka pasur dhe ndryshime në Komisonin e Posaçëm të Reformës Zgjedhroe, pasi ësthë larguar Rudina Hajdari dhe vendin e saj e ka zënë Myslim Murrizi. Ndërkohë mësohet se  bashkëkryetar i Reformës është vendosur deputeti Korab Lita.

Pesë deputetët e rinj të opozitës së re do të jenë, Korab Lita, Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe Nimet Musai.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma zgjedhore reforma zgjedhore

Sondazh

Poll