Aktualitet

FOTO/ E “lau” me vodka dhe i vuri flakën pronarit të hotelit në Greqi, 20-vjeçari shqipar do të dalë nesër para Gjyka

3 Dhjetor 2020, 22:07 Nga DOSJA
FOTO/ E “lau” me vodka dhe i vuri flakën pronarit të

GREQI-Indrit Lleshi 20-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet për vrasjen e  pronarit të hotelit 69- vjeçar në Santorini do të dërgohet në zyrën e prokurorit të Naxos ditën e nesërme.

Sipas mediave greke, i riu i shoqëruar nga avokati i tij, Apostolos Lytras,  do të hipë në anije në orën 12:15, për të shkuar drejt Gjykatës.

Sakaq, në mediat janë publikuar foto nga vendi i ngjarjes në hoteli  “Oia”. Në njërën nga fotot tregohet dera dhe shkallët ku 69-vjeçari ra dhe goditi kokën, si rezultat i së cilës ai humbi jetën, ndërsa në foton e dytë shihet gjak në mur.

 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 nëntorit në orën 09:00. Ku 20-vjeçari shqiptar Indrit Lleshi ka vrarë dhe i ka djegur trupin pronarit të tij 60-vjeçar, pasi sipas tij ky i fundit i kishte 200 euro borxh. Vrasja e biznesmenit në atë mënyrë u konsideruar shumë serioze nga Departamenti i Policisë, ndaj u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kapur autorin e krimit. Dy ditë më parë është bërë e mundur kapja e autorit, i cili e ka pranuar krimin në polici.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apostolos lytras. indrit lleshi apostolos lytras. indrit lleshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 19:50

SPANJË- 19 persona janë arrestuar në Spanjë në përfundim të një operacioni ndërkombëtar.Mediat e huaja, bëjnë me dije se në përfundim të operacionit, janë ...