Aktualitet

Vrau dhe varrosi në pyll 42-vjeçarin shqiptar/ Ekstradohet në Itali autori…(Detaje nga krimi)

3 Dhjetor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Vrau dhe varrosi në pyll 42-vjeçarin shqiptar/ Ekstradohet në

GJERMANI-Një 42 vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk bëhet me dije është ekstraduar nga Gjermania në Italia. Sipas mediave ai bashkë me një shqiptar tjetër akuzohen për vrasjen e shqiptarit Besnik Metaj, 42 vjeç,  trupi i  të cilit u gjet në pyjet Cornizzolo në prill të vitit 2017.

Kthimi i personit të arrestuar në Itali përfaqëson përfundimin e hetimit të kryer ndër vite nga Departamenti Operacional i Karabinierëve të Como që nga dita e zbulimit të
trupit të Metaj.

Në datën 2 Prill 2017, në  Pozzolone di Eupilio, gjatë një pastrimi në pyll është gjetur trupi i pajetë i Besnik Metaj. Me anë të hetimeve është zbuluar se ai kishte vrima në kokë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Sipas karabinierëve, bëhej fjalë për “një ekzekutim”. Autopsia bëri të mundur të konstatonte se vdekja kishte ndodhur disa javë më herët dhe se kishte ndodhura nga tre të shtëna me armë në kokë.

Kontrollet e gjurmëve të gishtave lejuan identifikimin e tij dhe fillimin e hetimeve, nga ku më pas u bë i mundur gjurmimi i dy shqiptarëve.  Zhdukja e viktimës u raportua në polici nga vëllai i tij më 29 mars 2017, i cili nuk kishte asnjë lajm për të që nga 5 marsi i atij viti. Mësohet se Metaj u vra dhe u varros në pyll pasi i kishte kërkuar njërit prej dy bashkatdhetarëve një pagesë që lidhje me shitjen e sasive të mëdha të drogës, veçanërisht kokainë dhe marijuanë nga Shqipëria.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik metaj besnik metaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 19:50

SPANJË- 19 persona janë arrestuar në Spanjë në përfundim të një operacioni ndërkombëtar.Mediat e huaja, bëjnë me dije se në përfundim të operacionit, janë ...

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 18:41

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë për vrasjen e pronarit të hotelit në Greqi, shqiptari,  Indrit Lleshi.Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hote...