Skandali 5 mln USD/ FSHZH ribën rrugën “pa leje” të kompleksit “Green Coast” në Palasë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është kthyer në një institucion në varësi direkte të oligarkëve. Në vend që FSHZH të ndihmonte komunitete në nevojë në të gjithë vendin, për të cilin u ngrit vite më parë, institucioni është kthyer në shërbim të pushtetarëve dhe bizneseve pranë Rilindjes. “Bold News” ka siguruar dosjen e plotë të një tenderi që po realizon FSHZH, me objekt “ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në zonën e plazhit Palasë – Drymadhes”. Fondi limit është plot 525.000.000 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 5 milionë USD).
Në pjesën e parë të investigimit, do të trajtojmë rrugën e plazhit në Palasë. Dhe, duke shfletuar qindra dokumente të reja dhe të vjetra, konstatuam se FSHZH po ribën një rrugë për të cilën drejtësia vendosi se ishte bërë pa leje. Po, po pa leje! Në pronën private të disa familjeve dhe për interes të veçantë të kompleksit Green Coast. Rruga është rreth 500 metra dhe i shërben direkt kompleksit të vilave dhe njësive të shërbimit në këtë resort, ku institucionet janë vënë në “rresht” për t’i shërbyer, në këmbim të ndonjë “kocke” nga oligarku. Le ti analizojmë dokumentet me radhë! Në dokumentet e tenderit të ri thuhet se do synohet ndërtimi i një rruge me gjatësi 548 metra. Është pikërisht rruga që të çon te rrethrrotullimi i kompleksit.
Siç duket edhe nga këto foto, rruga i shërbën ekskluzivisht vetëm kompleksit dhe i askujt tjetër. Ndërkohë, duke shfletuar dokumente të vjetra, “Bold News“ konstatoi se rruga e këtij kompleksi ishte bërë që vite më parë. Madje, është rruga e njëjtë me rrugën që po ribëhet, për të cilën taksapaguesit shqiptare o paguajnë disa herë.
Siç duket edhe nga këto dokumente, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur në vitin 2009 rrugët lidhëse të disa plazheve në jug. Dhe ndër to ka qenë edhe për plazhin e Palasës. Fitues i tenderit në fjalë, prej disa milionë euro ka qenë firma “Gjikuria”, pra e njëjta firmë që ndërtoi edhe kompleksin “Green Coast” dhe e njëjta që fiton pothuajse të gjitha tenderët e plazheve apo rrugëve në Jug të Shqipërisë. “Gjikuria” nuk është mjaftuar me vlerën fillestare, por edhe ka bërë shtesë kontrate.
Ndërtimi i kësaj rruge kaloi në një kalvar të gjatë hetimesh dhe gjykimesh, ku nën akuzë u vu pikërisht firma “Gjikuria”. Prokuroria konstatoi se ndërtimi i rrugës buzë detit nga kjo firmë ishte “ndërtim pa leje”. Madje, gjykata udhëroi përmbarimin që të shkatërronte rrugën pasi ishte ndërtim pa leje. Vendimi u ekzekutua dhe rruga u prish. Arsyeja e ndërtimit pa leje kishte të bënte me ndryshimin e projektit nga ana e firmës “Gjikuria”. Gjurma e rrugës ishte në një vend tjetër dhe kjo firmë, e cila po kryente edhe punimet për “Green Coast” i ndryshoi qellimisht. Për këto veprime, gjykata urdhëroi Prokurorinë e Vlorës që ta merrte të pandehur këtë firmë.
Ps; Në pjesën e dytë të investigimit do të trajtojmë se projekti në afërsi të “Green Coast”, prek edhe një zonë të mbrojtur. “Delta e Palasës” është monument natyre dhe mbrohet nga shteti, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka “kafshuar” një pjesë të madhe të kësaj delte, duke bërë brenda këtij monumenti një parkim për “Green Coast”.
Marrë nga:Boldnews
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ndjekje dhe shkëmbim zjarri si nëpër filma/ Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vetëm pas…
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Casaluce, është arrestuar ditën e sotme nga nga Policia në Caserta. Sipas mediave të huaja, se për shkak ...
ME VIDEO: ‘E vrau me bukë në gojë’/ Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, tentoi të ikte por u plas në tokë
BRAZIL– Dalin pamjet e siguruara nga kamerat e lokalit për vrasjen e shqiptarit Ilir Zelka. Mediat braziliane kanë publikuar të gjithë skenën e ekzektutimit në ...
Analistët: Vemendje e shtuar për Ballkanin nën administratën Biden, çfarë pritet të ndodhë
Bashkimi Evropian po përpiqet ta shfrytëzojë ardhjen së shpejti të administratës Biden për një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pas katër vj...
Drejtonte një rrjet të madh trafiku/Kapet me kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Greqi
GREQI- Një trafikant i me origjinë shqiptare është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar në ...
Nisën protestën kundër ndërtimit të Hec-Skavica, policia u bën namin dy organizatorëve, gjobiten me nga 50 milionë lekë
DIBËR- Nazmi Drizi dhe Ali Hoxha, personat që organizuan protestën kundër HEC-it në Dibër janë gjobitur nga policia. Policia bën të ditur se organizatorët,...
Në gjendje të rëndë shëndetësore, në person në Elbasan gjendet i shtrirë në rrugë (DETAJET E PARA)
ELBASAN– Një person në Elbasan, pasditen e sotme është gjetur i shtirë në rrugë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi, emri i të cilit ende nuk ës...
HISTORI E PADËGJUAR! U infektua me COVID-19, infermerja shqiptare lind gjatë intubimit, e sheh për herë të parë vajzën 1-
ITALI– Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga COVID-19. 29-vje&...
Gjykata shpall moskompetencën për Zani Çaushin, avokati: Çështja do shkojë në Strasburg
TIRANË- Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për ish-kreun e bandës së Vlorës, Myrteza Çaushin.Gjykata ka shpallur moskompetencën në ...