Aktualitet

‘Ka një simbolikë…’/ Fotoja me Merkel, Lela ‘ngacmon’ Ramën: Ç’do ti shkruanit kancelares?

3 Dhjetor 2020, 21:17 Nga DOSJA
‘Ka një simbolikë…’/ Fotoja me Merkel, Lela

TIRANË- Drejtuesi i “Politik On” Alfred Lela nxorri nga libri me murale i kryeministrit Edi Rama, botuar në Gjermani, një foto me kancelaren Angela Merkel. Për ta ngacmuar shefin e qeverisë, meqënëse jemi pak ditë pasi Shqipëria mori një tjetër “Jo” nga BE për çeljen e negociatave, Lela e pyeti Ramën se çfarë do ti shkruante kancelares nëse fotoja e tyre e përbashkët do të ishte një kartolinë.

Pjesë nga diskutimi:

Alfred Lela: Ç’do të shkruanit në këtë kartolinë për Angela Merkel?Dhe ç’mendoni se do shkruante Angela Merkel në këtë kartolinë?

Edi Rama: Meqë më pyesni për zonjën…

Alfred Lela: Fotoja është e bukur por rezultati i fotos jo aq i bukur…

Edi Rama: Është në funksion të murit. Nuk është në funksion të personazheve. Kuptohet personazhet aty janë të lidhura me murin por është muri në album. Është zgjedhje e botuesit gjerman, për të lidhur rtë gjithë pjesën tjetër të muraleve.

Alfred Lela: Ka një simbolikë…

Edi Rama: Ka patur 30 foto me personazhe të ndryshme dhe ata kanë zgjedhur atë.

Marrë nga OraNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lela angela merkel edi rama alfred lela angela merkel edi rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 19:50

SPANJË- 19 persona janë arrestuar në Spanjë në përfundim të një operacioni ndërkombëtar.Mediat e huaja, bëjnë me dije se në përfundim të operacionit, janë ...

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 18:41

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë për vrasjen e pronarit të hotelit në Greqi, shqiptari,  Indrit Lleshi.Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hote...