Aktualitet

3 Dhjetor 2020, 19:50 Nga DOSJA

SPANJË- 19 persona janë arrestuar në Spanjë në përfundim të një operacioni ndërkombëtar.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në përfundim të operacionit, janë kapur edhe 2 tonë marijuan. Në operacion morën pjesë 300 agjentë dhe sipas policisë vendase janë kryer gjithsej kërkime në 63 shtëpi. Si rezultat e operacionit janë shkatëruar 34 mijë bimë kanabisi dhe janë sekuestruar 467 kg kërp, 14 automjete dhe 20 mijë euro, pistoletë.

Policia Nacionale spanjolle tregon se organizata kryesore drejtohej nga holandezë dhe mbështetej nga shqiptarë. Mësohet se shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit kurse spanjollët për logjistikën. Policia thotë se plantacionet dhe kopshtarët ishin të shumë të specializuar për kultivimin e kanabisit.

Arrestimet u kryen në 3 shtete, kur pjesa e më e madhe ndodhën në Spanjë, plot 14, 4 në Holandë e 1 në Belgjikë. Gjithashtu një prej shqiptarëve mësohet se ishte më i besuari për organizatën e holandezëve. Me ndihmën e tij Policia Nacionale arriti që të gjente përgjegjësinë kryesor në Barcelonë dhe më tej operacioni të shtrihej edhe në Holandë e Belgjikë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spanje spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 18:41

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë për vrasjen e pronarit të hotelit në Greqi, shqiptari,  Indrit Lleshi.Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hote...