Aktualitet

ME VIDEO: ‘E vrau me bukë në gojë’/ Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, tentoi të ikte por u plas në tokë

3 Dhjetor 2020, 18:49 Nga DOSJA
ME VIDEO: ‘E vrau me bukë në gojë’/ Momenti i

BRAZIL– Dalin pamjet e siguruara nga kamerat e lokalit për vrasjen e shqiptarit Ilir Zelka. Mediat braziliane kanë publikuar të gjithë skenën e ekzektutimit në një prej zonave më të pasura të Sao Paolos, brenda një restorant.

Në video duket qartë momenti, kur shqiptari është i ulur vetëm në tavolinën e tij, ndërkohë autori i veshuri i gjithi me të kuqe, përfshirë edhe skafandrëm e motorit, sillet disa herë rrotulll restorantit.

Pa u futur brenda, autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave por rrëzohet përtokë pa ndjenja. Pasi e ka parë që është rrëzuar, autori është larguar me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që kamarierët e lokalit, të cilët të terrorizuar nga të shtënat i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë. Edhe pse shkoi i gjallë në spital, 47-vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e vrasjes së shqiptarit.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir zelka vritet ilir zelka ilir zelka vritet ilir zelka

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2020, 18:41

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë për vrasjen e pronarit të hotelit në Greqi, shqiptari,  Indrit Lleshi.Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hote...