‘Bandat kriminale po kontrollojnë vendin’/ Lleshaj ‘përplaset’ me gazetarin Hoxha: S’është e vërtetë! Vrasjet ja
3 Dhjetor 2020, 20:36Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së fundmi ka folur krimin e organizuar, vrasjet dhe veprat e tjera penale si aksidentet apo kultivim lëndësh narkotike. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri është shprehur se viti 2020, ka qenë viti më i mirë, me statistikat më të mira në 30 vite.
Ndërkohë, në këtë moment ka ndërhyrë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili i tha Lleshajt se krimi i organizuar kontrollon shumicën e qyteteve shqiptare. Ai tha se krimi i organizuar sot është në mënyrë më të sofistikuar, më të modernizuar, dhe sipas Hoxhës kontrollon shoqërinë dhe bizneset.
Pjesë nga Biseda:
Lleshaj: Nuk ka vrasje të njëpasnjëshme për ditë. Ato jashtë vendit nuk llogariten, janë jashtë juridiksionit tonë. Fenomeni nuk është në nivele shqetësuese, vetëm 49 vrasje për këtë vit. Në vlerat më të mira historike. Vrasje me 2019 kemi 13% më pak. Vrasje në familje 57% më pak se në 2019. Aksidente 15% më pak, viktima nga këto aksidente 18% më pak se në 2019. Nuk jemi në dramë. Edhe njëri po të vritet është problem.
Fevziu: Në Vlorë ka persona që janë zhdukur dhe s’po gjenden ende.
Lleshaj: Është bërë legjendë Vlora. Nuk rezulton të jetë numër i lartë.
Hoxha: Në shtator 2018 kemi publikuar videon e rrëmbimit të Elvis Troqes dhe u ndaluan rrëmbimet. Për 3 muaj më pas u zhdukën 3 persona. Për rastin e fundit të Ermal Ngucaj, që nuk është gjendur më, është fenomen kriminal i dukshëm. Ose prokurori bën dosje të tjera dhe ju hetoni persona të tjerë…
Prokuroria ende edhe sot e kësaj dite nuk ka dhënë urdhër arresti për persona të implikuar në krime. Janë përmendur nga OFL kur filloi operacioni. Ata pranuan që kanë qenë në vrasje dhe jo vetëm. Për të tjerët s’ka urdhër arreste.
Lleshaj: Te Vlora, për të zhdukurit, cilësohet i zhdukur një person për të cilin ka denoncim në polici. Marrëdhëniet tona me prokurorinë e përgjithshme janë shumë të mira, por nëpër rrethe varion.
Hoxha: Ju thatë se në asnjë cep të Shqipërisë nuk ka kontrolle nga krimi. Por s’do të thotë se jemi në 1997, por në mënyrë më të sofistikuar. Kapin jetën shoqërore, bizneset. Policia në vitet e fundit në Elbasan ka zbuluar një nga një disa ngjarje, por problemi është ky, që nëse nuk ka bashkëpunim nuk ka sukses. Grupet kriminale po i ndërpresin financat njeri-tjetrit. Me ato para blihen mercenarët, armët, rekrutohen të varfër që me 5 lekë të vrasin.
Gazetari Hoxha i nxjerr faktet, në 3 kapje në Itali, Greqi dhe Mal të Zi, mbi 3 ton kanabis të kapur nga fqinjët.
Hoxha: Beteja me kanabisin nuk është policore, por politike.
Lleshaj: Shumë shqiptarë kanë emigruar dhe merren me kultivim kanabisi. Unë mbaj përgjegjësinë time.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se Tirana është një nga qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit. Sipas tij kjo është e...
PJESE NGA BISEDA:Edi Rama: Sipërmarrësit më merrnin në telefon. Më thoshin mos u tërhiq se na grinë me gjoba. Thelbi është që e kemi online të parregulluar. S...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rendi publik në Shqipëri është në nivelet më të mira historike në 30 vitet e fundit.I ftuar në emisionin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur ligjin anti-shpifje. I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama tha se nuk kishte probleme për ...
Politike 3 Dhjetor 2020, 20:12
LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një pensioniste të moshuar në Lezhë. Në një video që ka publikuar Kryedemokrati, pens...
TIRANË– Ndalohen me ligj memet!? Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që...