Politike

3 Dhjetor 2020, 20:12 Nga DOSJA

LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një pensioniste të moshuar në Lezhë. Në një video që ka publikuar Kryedemokrati, pensionistja, Flora Gjoni i tregoi Bashës se pensioni 20 mijë lekë nuk i del dhe se ilaçet ja sigurojnë fëmijët nga Italia.  Sa i përket kryeministrit Rama, Gjoni u lut që Rama të lagohej sa më parë në posti.

‘’O zot, ishalla e heq zoti për 24 orë’’, ka thënë ajo duke i kërkaur popullit shqiptar të dalë kundër tij e ta heqë qafe.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS

Pensionistët janë lënë krejtësisht në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Në mes të pandemisë, ata nuk po marrin asnjë ndihmë ekonomike, ilaçet nuk po u rimbursohen. Vizitova sot në Lezhë zonjën Flora Gjoni. Pensioni i saj është krejt qesharak për të përballuar jetesën me të. Qeveria e Ramës ka dhënë ndihmën më të vogël në Ballkan për qytetarët e saj që nga fillimi i pandemisë. Kosto e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit janë rritur me 3.4%. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete. Boll më! Shqiptarët nuk mund të durojnë një mandat të tretë të Edi Ramës. Qytetarët shqiptarë nuk duan dështime të tjera. Është koha për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për të sjellë shpresë të re për shqiptarët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flora gjoni flora gjoni

Sondazh

Poll