Politike

EPIKE! Ndodh vetëm në Shqipëri, dënimi për krijimin e një meme-je, njësoj si të kesh fshehur një kufomë (NENET)

3 Dhjetor 2020, 19:26 Nga DOSJA
EPIKE! Ndodh vetëm në Shqipëri, dënimi për krijimin e

TIRANË “Nuk keni parë gjë akoma,“-kështu ka dhënë disa herë kryeministri Edi Rama por mesa duket askush nuk e ka kuptuar se për çfarë e ka pasur fjalën. Sot ndodhi dhe ajo që nuk e mendonte asnjë. Memet do të ndalohen me ligj! 

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një draft (për të cilin pretendon se nuk është ende përfundimtar) për të ndaluar memet dhe për të dënuar krijuesit dhe shpërndarësit e tyre. Në draft thuhet qartë se do të dënohen me gjoba të majme deri me 1 vit burg të gjithë ata që do të realizojnë montime, por nuk do t’ja hedhin pa u “lagur” edhe ata që do t’i shpërndajnë.

Në draftin që qarkullon në media, (i cili është i vërtetë për Ministrinë edhe pse kreu i qeverisë pretendon të kundërtën) pikërisht poshtë nenit 238 për cënimin e imazhit, është neni për fshehjen e kufomës. Në Shqipëri, të gjithë ata që pengojnë drejtësinë dhe fshehin trupat e pajetë, dënohen me gjobë ose burg deri në dy vite. 

“Fshehja e kufomëz ose pjesëve të saj dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet,”-thuhet në nen. 

Duke marrë parasysh faktin që dënimi dyfishohet nëse bëhet fjalë për ‘krerët’ e shtetit. Pra shkurt! Nëse fsheh një trup të pajetë dhe nëse bën një meme për Ramën, dënohesh njësoj në Shqipëri, ndoshta edhe më pak në rastin e parë. 

E vërtetë që nuk paskemi parë gjë akoma! Çudirat nuk kanë të mbaruar në këtë vend…

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalohen memet me ligj edi rama ndalohen memet me ligj

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 16:50

TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet q...