Politike

Elbasani nën kontrollin e bandave? Lleshaj: Pyesni prokurorin, krimi është i marxhinalizuar

3 Dhjetor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Elbasani nën kontrollin e bandave? Lleshaj: Pyesni prokurorin, krimi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rendi publik në Shqipëri është në nivelet më të mira historike në 30 vitet e fundit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se përgjatë gjithë vitit 2020 ka patur vetëm 45 vrasje. Ndërkohë, i pyetur lidhur me problemet në qytetin e Elbasanit për veprimtarinë e grupeve kriminale në këtë qytet, Ministri tha se Elbasani është nën kontrollin e autoriteteve.

Pjesë nga Intervista:

Lleshaj: Për gjithë vitin 2020 janë 45 vrasje. Fenomeni nuk është në përmasa shqetësuese, kurrë nuk kemi patur një numër kaq të ulët. Rendi publik është në vlerat më të mira historike të 30 viteve të fundit.

Fevziu: Mbi ç’paramatera mbështetet?

Lleshaj: Ka disa indikatorë. Janë disa vepra penale të rëndësishme, që maten krahasohen. Nëse i shohim këto vepra kriminale jemi në nivelin më të ulët në historinë tonë. Kemi 30% më pak vrasje se një vit më parë. Vrasje në familje 57% më pak se një vit më parë.

Fevziu: Prokurori i përgjithshëm quan që qyteti i tretë apo i katërt i vendit kontrollohet nga bandat?

Lleshaj: Pyesni prokurorin për këtë. Qyteti i Elbasnait është nën kontroll të autoriteteve, krimi është i marxhinalizuar.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 20:12

LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një pensioniste të moshuar në Lezhë. Në një video që ka publikuar Kryedemokrati, pens...