Politike

Ndalohen me ligj MEMET! Rama e mohon, e përgënjeshton Ministria e Drejtësisë: S’është drafti final. Basha i kërkon foku

3 Dhjetor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Ndalohen me ligj MEMET! Rama e mohon, e përgënjeshton Ministria e

TIRANË– Ndalohen me ligj memet!? Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “meme”. Në draftin që qarkullon në media, parashikohet një gjobë e majme që varion nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë deri në një vit heqje lirie.

Megjithatë në ndryshime ka edhe “kleçka” të tjera, pasi të gjithë ata që e shpërndajnë memen do të dënohen me burgim nga 2 deri në 3 vjet. Dënimi dyfishohet nëse personazhi i ironizuar është një prej përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, si kryeministri, presidenti etj.

Edhe pse është i njohur si një personazh që i publikon edhe vetë herë pas herë memet dhe që mund të jetë edhe ai “pre” e ndryshimeve në Kodin Penal, kreu i qeverisë ka mohuar vërtetësinë e draftit që qarkullon. Ndërkohë që fjala e tij është hedhur poshtë nga vetë Ministria e Drejtësisë, të cilët në një njoftim zyrtar kanë bërë me dije se drafti nuk është përfundimtar dhe propozimet ende nuk janë miratuar.

Nuk ka munguar as reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka qënë vetë “viktimë” e kryeministrit Rama që e ka mbushur profilin e tij në Instagram me meme për të. Basha i ka kërkuar kreut të qeverisë që të fokusohet tek pandemia dhe ekonomia e vendit, dhe të mos merret me tema të tilla.

Veç Bashës, reagime nga pasur edhe nga faqet dhe personazhët kryesorë që krijojnë meme në Shqipëri, të cilët me ironi kanë montuar veten e tyre edhe pas hekurave të burgut. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga presidentit Ilir Meta, apo nga zëra të tjerë të opozitës për gjithë ç’po ndodh në vend. Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime do të përfundojnë në draftin përfundimar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ministrja e drejtësisë ndalohen memet me ligj edi rama lulzim basha ministrja e drejtësisë ndalohen memet me ligj

Sondazh

Poll