Aktualitet

“Audi” që u përdor në atentatin ndaj ‘Leksit të Druve’ është vjedhur në Lushnje

2 Dhjetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
“Audi” që u përdor në atentatin ndaj ‘Leksit

TIRANË– Mjeti që u përdor nga atentatorët, të cilët tentuan të vrisnin biznesmenin Aleksandër Deda, një ditë më parë në Lezhë, është vjedhur në Lushnje. Dosja.al mëson se mjeti me targat ‘AA 481 IU’ është raportuar e vjedhur në Lushnje.

Brenda mjetit u gjet një automatik dhe një apparat celulari i llojit ‘Nokia”, që mund të zbardhë autorët.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë pasur gisht në këtë ngjarje. Vetë Deda ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore pas plagosjes.

Edhe dëshmia e tij është thelbësore për hetuesit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç. Një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznesmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të plagosur. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, dhe ashtu i gjakosur ka ardhur në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander deda plagoset aleksander deda aleksander deda plagoset aleksander deda

Sondazh

Poll