Aktualitet

Ekzekutimi i 27 vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 10 persona në polici për vrasjen e Bozhanajt, i riu i dënuar më parë dhe

2 Dhjetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 27 vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 10 persona

VLORË– Në lidhje me ekzekutimin e të riut Beniamin Bozhanaj në Vlorë janë shoqëruar 10 dëshmitarë dhe banorë të zonës në polici. Një ndër pistat kryesore të vrasjes dyshohet se ka të bëjë me të shkuarën e Bozhanes në Itali, ku ka qenë i dënuar. Mirëpo është zbuluar se ai ka qënë i dënuar dhe në Belgjikë.

I riu dyshohet se është ndekur nga autorët, pasi ata kanë pritur sapo ai ka çuar të fejuarën në shtëpi dhe në kthim i kanë zënë pritë. Burimet bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur 1 orë pasi është ekzekutuar.

Beniamin Faslliu Bozhana u vra me armë zjarri në aksin Orikum-Llogara brenda makinës së tij, teksa po kthehej në shtëpi pasi sapo kishte lënë të fejuarën në banesën e saj.

Autorët e atentatit e kanë ndjekur dhe kanë nisur që të qëllojnë drejt makinës së tij, e cila ka marrë dhjetra plumba. Tetë prej tyre kanë kapur 27-vjeçarin në trup duke e lënë të vdekur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet beniamin bozhanaj beniamin faslliu bezhani vrasje ne dukat beniamin bozhanaj beniamin faslliu bezhani vrasje ne dukat

Sondazh

Poll