Aktualitet

Atentati ndaj Aleksandër Dedës në Lezhë/ Autorët e ndoqën si nëpër filma për ta vrarë, ‘Leksi i Druve’ hum

2 Dhjetor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Atentati ndaj Aleksandër Dedës në Lezhë/ Autorët e

LEZHË– Ditën e sotme pritet që të japë dëshminë e tij Aleksandër Deda për të zbardhur ngjarjen e plotë që i ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Deda u godit me plumba në gjoks nga disa persona ende të paindetifikuar. Autoret e kanë ndjekur hap pas hapi dhe në momentin kur qarkullonte në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Pasi dështuan për ta ekzekutuar, autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen.

Deda ai ka mundur të përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohë ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku. Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa shtetas të cilët mund të kenë pasur gisht në këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç, ku një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznesmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, por nuk ka shpëtuar pa marrë një plumb në gjoks. Edhe pse i plagosur, i riu ka vazhduar t’i japë mjetit duke shkuar vetë në spitalin rajonal. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander deda atentat në lezhë aleksander deda atentat në lezhë

Sondazh

Poll