Aktualitet

Vrasja e Bozhanajt/ I riu u qëllua 22 herë dhe qëndroi i vdekur për një orë e gjysmë, ekspertët kthehen në vendin e kri

2 Dhjetor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Vrasja e Bozhanajt/ I riu u qëllua 22 herë dhe qëndroi i vdekur

VLORË– Një ditë pas ekzekutimit mafioz të 27-vjeçarit Beniamin Bozhanaj, ekspertët e grupit hetimor janë kthyer në vendin e krimiit, në rrugicën pranë fshatit Dukat. Dosja.al ka mësuar se efektivët dhe grupi hetimor kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe nuk lejojnë askënd që të futet në atë fshat, pa mbaruar inspektimet e nevojshme. Nga ana tjetër, sot janë shoqëruar edhe dhjetë persona në Policinë e Vlorës, të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen në fjalë.

Skena e atentatit

Dosja.al ka ‘ndërtuar’ skenën e atentatit ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Beniamin Bozhanaj në Vlorë. Mësohet se autorët kanë qenë dy. Ata janë fshehur pas pemëve në zonën e Dukatit, ku dhe kanë pritur për mbërritjen e presë së tyre, në mënyrë që të realizonin planin e krimit. Sapo e kanë parë shënjestrën, autorët kanë qëlluar me kallashnikov dhe pistoletë, plot 22 herë në drejtim të mjetit të Bozhanajt. 8 prej tyre e kapën në trup e kokë 27-vjeçarin dhe e lanë të vdekur. Edhe pse i riu e vuri re pritën që i ishte ngritur, ai eci me shpejtësi mbrapsht dhe tentoi të largohej, por nuk ia doli mbanë. E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur një orë e gjysmë para se të pikasej nga banorët e zonës, rreth orës 19:30. Deri në orën 21:00, Bozhanaj ka qëndruar i vdekur, më pas u pikas nga banorët e zonës.

Flasin banorët e zonës

Banorët e Dukatit janë shprehur se viktima Beniamin Bozhanaj vinte nga një familje shumë e mirë dhe punëtore. Janë një familje që gjithmonë janë marrë vetëm me punë, ishin një familje shembull në Dukat. Nuk di asgjë se si mund të ketë ndodhur një ngjarje e tillë”, është shprehur një banore. Njëri prej tyre shtoi se “nuk të vret njeri kot, dhe se diçka duhet të ketë bërë”. “Pimë kafe çdo mëngjes, famlija e parë në fshat. Edhe djali shumë djalë i mirë. Familje e mirë, mund të ketë bërë diçka djali. Ka faj ai djali pavarësisht se vdiq se nuk të vret njeri kot. I dëgjuam armët po menduam se ishin fishek zjarre.”– tha një tjetër fqinjët.

Sot janë publikuar edhe pamjet kur shihej se si transportohej trupi i Bezhanit nga makina ku u ekzekutua në atë të ambulancës. Beniamin Faslliu Bezhani u vra me armë zjarri në aksin Orikum-Llogara brenda makinës së tij, teksa po kthehej në shtëpi pasi sapo kishte lënë të fejuarën në banesën e saj.

Por çfarë e çoi Beniamin Faslliu Bezhanin drejt vdekjes?

Mësohet se hetimet janë fokusuar tek e shkuara e të riut, pasi ai ishte dënuar me burg për trafik droge në Itali. Pikërisht përplasjet për çështje droge, dyshohet të jenë bërë shkak për vrasjen e Bozhanajt. Të riut iu gjet dhe një armë në makinë, gjë që tregonte mjaft qartë se ai po ruhej. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet beniamin bozhanaj beniamin faslliu bezhani vlore vritet beniamin faslliu bezhani beniamin bozhanaj beniamin faslliu bezhani vlore vritet beniamin faslliu bezhani

Sondazh

Poll