Aktualitet

Tentativë vjedhje dhe thyerje e masës së sigurisë, 6 të arrestuar në Elbasan orët e fundit    

2 Dhjetor 2020, 09:33 Nga DOSJA
Tentativë vjedhje dhe thyerje e masës së sigurisë, 6 të

ELBASAN-Policia ka bërë me dije se kanë arrestuar 6 persona në Elbasan gjatë 24 orëve të fundit. Të arrestuarit janë 24-vjeçari me iniciale N.L për tentativë vjedhje të një supermarketi dhe për dy vjedhje të më parshme. Një i arrestuar tjetër është 33-vjeçari me iniciale J.S pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest me shtëpi”.

Personi tjetër i arrestuar është XH.M 20 vjeç i cili gjatë kontrollit nga policia i është gjetur një dorezë metalike. Dy persona të tjerë me iniciale F.B dhe F.P janë arrestuar dke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Një i arrestuar tjetër është në Cerrik pasi ka aksidentuar një 36-vjeçare me makinë. Ndërsa në procedim të lirë është lënë një 22-vjeçar, të cilit i është gjetur në dyqan disa kapsolle.

Njoftimi i policisë:

U arrestua në flagrancë 24 vjeçari me inicialet N. L., banues në Elbasan, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka tentuar të vjedhë në një market në pronësi të shtetasit A. K.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 26.10.2020 dyshohet se ka vjedhur një kompjuter, një printer dhe disa dokumente në zyrën e shtetasit Xh. D. Më datë 24.11.2020, në Elbasan dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit G. L.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. S., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. XH. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan shtetasit:

F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; E. Sh., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar shtetasen F. S., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

A., 22 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij u konstatua se ushtronte aktivitetin e tij pa u regjistruar në organet tatimore, si dhe iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kapsollë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e elbasanti policia e elbasanti

Sondazh

Poll