Aktualitet

‘Alo Policia? Një makinë ka dalë nga rruga, dikush ka vdekur’/ TELEFONATA e qytetarit ZBARDHI atentatin në Vlorë: 27-vj

1 Dhjetor 2020, 21:03 Nga DOSJA
‘Alo Policia? Një makinë ka dalë nga rruga, dikush ka

VLORË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur në Dukat pak çaste më parë. Një qytetar ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për një makinë të braktisur anës rrugës, ku brenda saj ka konstatuar një të pajetë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Dukat të Vlorës! Vritet 27-vjeçari, ishte dënuar me burg në Itali. Policia i gjeti armën në makinë, prej kohësh ruhej

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne dukat vrasje ne dukat

Sondazh

Poll