Aktualitet

Atentat në Dukat të Vlorës! Vritet 27-vjeçari, ishte dënuar me burg në Itali. Policia i gjeti armën në makinë, prej koh

1 Dhjetor 2020, 20:16 Nga DOSJA
Atentat në Dukat të Vlorës! Vritet 27-vjeçari, ishte

VLORË- Atentat me armë zjarri në fshatin Dukat të Vlorës! 27-vjeçari i identifikuar si Beniamin Faslliu Bezhani është vrarë me armë zjarri në aksin Orikum-Llogara brenda makinës së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu po kthehej në shtëpi pasi sapo kishte lënë të fejuarën në banesën e saj dhe më pas ishte nisur për në shtëpinë e tij.

Autorët e atentatit e kanë ndjekur dhe kanë nisur që të qëllojnë drejt makinës së tij, e cila ka marrë dhjetra plumba. Disa prej tyre kanë kapur 27-vjeçarin, i cili ka humbur kontrollin e makinës dhe kanë dalë nga rruga.

Ndërkohë Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje pas marrjes së një telefonate nga një banor i zonës. Ai pikasi i pari mjetin në kanal dhe njoftoi për një të vdekur brenda makinës tip “Benz”. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të kapur vrasësit e 27-vjeçarit, Policia ka ngritur postblloqe pranë Ujit të Ftohtë dhe të gjithë zonave të tjera ku edhe mund të kenë kaluar autorët.

27-vjeçari nuk ishte person i panjohur për Policinë, pasi vetëm pak kohë më parë ai ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte përfunduar dënimin e tij në Itali, ku edhe ishte dënuar për trafik droge. Në makinën e tij u gjet një armë zjarri. Shenjë kjo që tregon se ai e priste një përplasje…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet beniamin faslliu bezhani vlore vrasje ne dukat vritet beniamin faslliu bezhani beniamin faslliu bezhani vlore vrasje ne dukat vritet beniamin faslliu bezhani

Sondazh

Poll