Aktualitet

Dëmshpërblim €109 milionë biznesmenit italian, Antoneta Sevdari ‘shfajsohet’ për dosjen “Becchetti”

1 Dhjetor 2020, 19:00 Nga DOSJA
Dëmshpërblim €109 milionë biznesmenit italian, Antoneta

TIRANË- Ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka folur lidhur me procesin gjyqësor ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

E ftuar në emisionin AbcNews, ajo u shpreh se si prokurore e çështjes kishte ngritur akuza të drejta ndaj tij por nuk ishte informuar më se çfarë kishte ndodhur me procesin në institucionet ndërkombëtare.

Unë kam ngritur akuza të drejta. Nuk jam e njohur me procesin e albitrazhit. Mendoj që akuzat e ngritura nga unë janë të drejta,”-tha Sevdari.

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur për të paguar dëmin, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë.

Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari francesco becchetti gjyqi ndaj francesco becchettit antoneta sevdari francesco becchetti gjyqi ndaj francesco becchettit

Sondazh

Poll