Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Apeli mbyll në burg Klajdi Dokolin, informatori i familjes Çapja mbetet pas hekurave

1 Dhjetor 2020, 19:06 Nga DOSJA
Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Apeli mbyll në burg Klajdi

ELBASAN– Klajdi Dokoli është lënë burg, nga gjykata e Apelit në Elbasan, pasi akuzohet për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit.

Vendimi ndaj tij është marrë ditën e sotme, ku togat e zeza kanë vendosur se Dokoli duhet të vazhdojë të jetë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Dokoli akuzohet për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Dokoli ka qënë në rolin e informatorit, duke treguar tek disa anëtarë të familjes Çapja, se kush hynte dhe kush dilte, në banesën e Gentian Beqirit, i cili ishte hasmi i familjes Çapja, pasi në dhjetor të 2005 së bashku me Dritan Shemen dhe një person tjetër, kanë vrarë Sokol Çapjan.

Me arrestimin e Dokolit shkon në katër numri i personave të prangosur për vrasjen e babë e bir në Elbasan.

I pari që është arrestuar është Ervis Bardhi dhe më pas Etien Cani u ndalua në Itali, ndërsa një muaj më parë u arrestua në Athinë Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri. Kjo dosje pritet që të kalojë në duart e SPAK (Prokuroria e Posaçme), pasi të tjera arrestime po vijnë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e elbasanit klajdi dokoli gjykata e elbasanit klajdi dokoli

Sondazh

Poll