Aktualitet

Përplasja me armë në Elbasan, del FOTOJA e Migert Qosjes. Plagosi me armë zjarri ‘Vis Korçarin’, çfarë u pa nga kamer

1 Dhjetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Elbasan, del FOTOJA e Migert Qosjes. Plagosi

ELBASAN– Personi që shihni në foton e mëposhtme është 25-vjeçari Migert Qosja. I riu i shpallur në kërkim dyshohet se ka plagosur me armë zjarr Elvis Çaushllari ose siç njihet ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”. Gazetari Elton Qyno ka publikuar detaje lidhur me dinamikën e sherrit mes të rinjve që përfundoi në përplasje me armë zjarri.

Fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, mandej kanë rrëmbyer armët. Nisur nga çfarë është parë nga pamjet filmike të siguruara nga bizneset në zonë, të shtënat e para kanë dalë nga arma e Elvis Çaushllarit, dhe më pas “grupi” tjetër është kundërpërgjigjur, duke qëlluar në shënjestër.

Çaushllari mori një plumb në shpatull dhe me një automjet tip “Golf 5” ka udhëtuar nga Elbasani në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pasi ka dalë jashtë rrezikut për jetën, ai është prangosur nga Policia dhe disa ditë më parë ndaj tij, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të njëjtin fat me të kanë pasur edhe Feliks Filaj dhe Eris Çekani, të cilët akuzohen për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” pasi të dy kanë qënë në makinë me Qosjen.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “vis korçari” elbasan elvis çaushllari “vis korçari” elbasan elvis çaushllari

Sondazh

Poll