Sport

VIDEO/ Shakhtar Donetsk argëtohet ndaj Real Madrid, spanjollët për momentin janë jashtë Champions League

1 Dhjetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Shakhtar Donetsk argëtohet ndaj Real Madrid, spanjollët

UKRAINË– Në momentin që duhet të fitonte me patjetër për të blinduar pozitat në Grupin B, Real Madrid bën hap fals ndaj Shakhtar Donetsk duke u mundur në Kiev me shifrat 2-0. Ndonëse kontrolloi lojën gjatë gjithë 90 minutave, Reali u godit nga dy kundërsulme të shpejta të vendasve, që përfituan edhe nga gabimet e mbrojtësve madrilenë dhe arritën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me Detinhon e më pas me Solomon.

Për momentin Real Madrid është jashtë Champions League dhe ndeshja e fundit ndaj gjermanëve të Borussia Monchengladbach duhet me patjetër të fitohet për të kaluar grupin ku bën pjesë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league real madrid shakhtar donetsk champions league real madrid shakhtar donetsk

Sondazh

Poll