Sport

Gjykata Sportive i jep një “grusht” të fortë Juventusit dhe sulmuesit Alvaro Morata, spanjolli dënohet me…

1 Dhjetor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Gjykata Sportive i jep një “grusht” të fortë

TORINO-Juventusi humbet Alvaro Moratan për ndeshjet kundër Torinos dhe Genoas. Gjykata Sportive pasi ka analizuar edhe shënimet e arbitrave për incidentin, ka vendosur ta pezullojë me dy ndeshje spanjollin, duke shtuar edhe më shumë telashet për Pirlon. Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Beneventos për shkak se, në fund të ndeshjes, spanjolli iu drejtua arbitrit:

Ishte një penallti flagrante, turp!- Kjo deklaratë bëri që Gjykata Sportive të merrte këtë vendim. Sulmuesi spanjoll është i vetmi “pykë” në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo, i cili do të duhet të sajojë repartin e avancuar për dy ndeshjet e ardhshme, teksa gjasat janë që në krah të Cristiano Ronaldos të aktivizohet Paulo Dybala.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus morata pirlo juventus morata pirlo

Sondazh

Poll