Sport

Kampioni i botës F1 Lewis Hamilton rezulton pozitiv për koronavirus, nuk mund të bëhet pjesë e ‘Grand Prix SakhirR

1 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Kampioni i botës F1 Lewis Hamilton rezulton pozitiv për koronavirus,

ANGLI– Pak ditë pasi fitoi çmimin e madh të Bahreinit, Lewis Hamilton ka dalë pozitiv për koronavirus.

Kampioni shtatë herë në Formula 1 është në izolim pasi rezultati i tij pas testit doli pozitiv. Përgjigjen ai e mori ditën e sotme dhe me shumë gjasa do të humbasë Grand Prix Sakhir në Bahrain këtë fundjavë.

Formula 1 ka dalë në një deklaratë aty ku thotë: ‘FIA, Formula One dhe Mercedes Team konfirmojnë sot që gjatë testimit të detyrueshëm para garës PRC për Grand Prix të Sakhir, Lews Hamilton ka dalë pozitiv për Covid-19.

35-vjeçari Hamilton kishte simptoma të lehta të hënën në mëngjes mirëpo pavarësisht kësaj ai iu nënshtrua testit që më pas e nxorri pozitiv.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lewis hamilton me covid lewis hamilton me covid

Sondazh

Poll