Sport

Napoli forcon krahët në prag të ndeshjes kundër AZ Alkmar, Hysaj rezulton negativ me COVID-19

1 Dhjetor 2020, 18:19 Nga DOSJA
Napoli forcon krahët në prag të ndeshjes kundër AZ Alkmar,

NAPOLI– Ditën e enjte Napoli do të luajë kundër AZ Alkmar, takim ky i vlefshëm për raundin e 5-të të Grupit F. Pas dy fitoreve rradhazi, napolitanët do të kërkojnë fitoren e rradhës për të blinduar vendin e parë në grup pasi dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh me 7 të tilla. Një lajm i mirë vjen në klubin e Napolit ku Elseid Hysaj ka rezultuar negativ pas tamponit të rradhës.

Hysaj u infektua me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare teksa rezultoi pozitiv para ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë. Në këto dy javë kuqeziu ka qëndruar në karantinë por nga dita e sotme pritet t’i bashkohet Napolit në stërvitje me shpresën se do të luajë disa minuta në sfidën e të enjtes ndaj Alkmaar për të qenë plotësisht gati për takimin e fundjavës në Serie A ndaj Crotones në transfertë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport az alkmar hysaj napoli az alkmar hysaj napoli

Sondazh

Poll