Sport

Njësoj si vitin e kaluar, Partizani preket nga koronavirusi në prag të derbit ndaj Tiranës

1 Dhjetor 2020, 09:37 Nga DOSJA
Njësoj si vitin e kaluar, Partizani preket nga koronavirusi në prag

TIRANË-Punët nuk duken aspak mirë për Partizanin, që pikërisht para derbit kryeqytetas ka humbur sulmuesin Brian Brown për shkak se ky i fundit është prekur nga koronavirusi. Sulmuesi xhamajkan sapo ishte rikthyer nga dëmtimi ndërsa kur priste të ishte pjesë e derbit, virusi ka ndaluar edhe një herë futbollistin.

Prej disa ditësh Brown është në karantinë teksa deri tani nuk ka shfaqur shenja të virusit, ndërsa ka shmangur kontaktet me lojtarët e tjerë. Një lajm aspak i mirë për Ilir Dajën në prag të ndeshjes më të rëndësishme.Drejtuesit e klubit kanë shpejtuar të kryejnë testet për të gjithë skuadrën, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brown partizani brown partizani

Sondazh

Poll