Sport

Atletico Madrid luajnë për gjithçka ndaj Bayern Munich, spanjollët ende nuk kanë në dispozicion Luis Suarez

1 Dhjetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Atletico Madrid luajnë për gjithçka ndaj Bayern Munich,

SPANJË-Atletico Madrid luan për gjithçka kundër Bayern Munich në ndeshjen e raundit të 5-të. Spanjollët kërkojnë me patjetër fitoren për të mos ndërlikuar situatën në Grupin A. Los Colchoneros kanë 5 pikë dhe shpresojnë vetëm që bavarezët e Flick, me vendin e parë të blinduar nga 12 pikët, të vijnë të rehatuar.

Ekipi spanjoll nuk ka në dispozicion sulmuesin kryesor Luis Suarez që vazhdon të jetë i prekur nga koronavirusi. Vetëm 2 javë më parë uruguaiani u prek nga COVID-19. Suarez ka qenë në formtë mirë nën urdhërat e Simeones duke realizuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në La Liga. Mungesa e Suarez i vështirëson më shumë gjërat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid bayern munich suarez atletico madrid bayern munich suarez

Sondazh

Poll