Politike

VIDEO-DENOCIMI/ PD akuza të forta ndaj Kryeministrit, Teliti: Rama i jep Gjicit 37 mln $ nga fondi i rindërtimit

1 Dhjetor 2020, 19:12 Nga DOSJA
VIDEO-DENOCIMI/ PD akuza të forta ndaj Kryeministrit, Teliti: Rama i jep

TIRANË- Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka bërë një denoncim për Kryeministrin Rama. Në një video-mesazhi, Teliti ka treguar zhvatjen që po i bën Rama qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti. Sipas tij kreu i qeverisë paratë e rindërtimit ua jep njerëzve pranë tij duke shtuar se vetëm kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit i ka dhënë 37 milionë dollarë.

Në video thuhet se ‘Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 milion dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, një bashkimi shoqërish të drejtuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici.

Ndërkohë krahas videos Teliti shkruan se: ‘Ramës i intereson thjesht dhe vetëm Rama. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorjan teli edi rama safet gjici dorjan teli edi rama safet gjici

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2020, 16:31

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me një student, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore sa i përket situat...