Kur do e marrim vaksinën? Rama jep DETAJE: S’kam datë … Jemi angazhuar për të mos mbetur mbrapa
1 Dhjetor 2020, 15:58Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, është përgjigjur lidhur me sigurimin e vaksinës anti-COVID-19. Ai u shpreh se qeveria ka nisur dskutimet për të siguruar vaksinën por ende nuk ka një datë konkrete.
PJESË NGA BISEDA:
Mësimi online? Do qëndrojnë mbyllur Universitetet deri në pranverë?
Edi Rama: Vendimet merren pak ditë më parë, nuk jemi në kushte normale. Po të ishte për të bërë diçka drastike dhe absolutisht 100% garantuese, do të thoshim që të gjithë mbyllemi në shtëpi deri kur të iki virusi. Është e pamundur! Jeta ka shumë eksigjenca. Është si ndeshje, ku nuk luan vetëm ti.
Për mendimin tim, duhej bërë njoftimi më parë, e kuptoj çfarë thoni, por gjithsesi mendoj që mirë do të ishte të lajmërohej më herët për kursimin që studentët. Çfarë mendoni ju për situatën në vend dhe kur mendoni që do kalojë vala e dytë, na jepni pak më shumë informacion?
Edi Rama: Sa i përket pjesës së parë, po më pyet diçka që nuk kam dëgjuar t’i japë përgjigje kush në botë. Për vaksinën kjo është risi pozitive në këtë mjergull sepse sjell armën për ta mbrojtur shëndetin nga ky virus. Jemi të fokusuar, është situatë e përgjithshme për të garantuar vaksinën ndërkohë që ka paqartësi të madhe. Ne jemi shumë të angazhuar me kontakte për të mos mbetur mbrapa. Nuk jap dot data, nuk kemi kontratë të nënshkruar. Jemi përfshirë në sistemet për të blerë vaksinën, por nuk ka një kontratë dhe afat të fiksuar. Por përpjekja jonë është që një orë e më parë të kemi mundësinë të vaksinojmë njerëzit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ka thënë se në shumë aspekte më e keqja ka kaluar ndërkohë...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ka folur së fundmi në lidhje me mbylljen e negociatave për Shqipërinë. E ftuar në Faxnews, deputetja është shprehur se fa...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me familjarët e pacientëve me COVID-19 të shtruar tek spitali Infektiv. Gjatë b...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me familjarët e pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim spitalor në a...
TIRANË–Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar raportin e fundit të FMN në lidhje me ekonominë në Shqipërinë.Tabaku shprehet se rapo...
TIRANË– Ish deoutetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri përmes një deklarate për mediat është shprehur se qytetarët enden në spitale me shpresën që të ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e medias franceze “Forbes.fr” ku me anë të një interviste ka folur për mënyrën se si po e kalon Shqipë...
BRUKSEL– Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të mos hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Gjatë, mbledhjes së sotme ata kanë vendosur ...