Politike

1 Dhjetor 2020, 16:31 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me një student, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka folur për situatën në vend, duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së masave shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai shtoi se dimri do të jetë i vështirë, por lajmët për vaksinën kanë dhënë shpresë. 

Më tej, Rama shtoi se vendimet për ndjekjen e leksioneve të studentëve online i ka marrë Komitetit Teknik dhe për këtë arsye nuk mund të japë një datë se kur gjithçka do t’i rikthehet normalitetin. I pyetur për vaksinën, numri një i qeverisë u shpreh se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta siguruar.

Në fund, Rama u pyet edhe për fenomenin e largimit të të rinjëve nga Shqipëria. Ai u shpreh se është një fenomen që ndodh edhe në vende të Bashkimit Europian, dhe nuk mund të shmanget. Megjithatë premtoi se në mandatin e tretë gjendja do të përmirësohet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me studentin 1 dhjetor 2020 edi rama rama me studentin 1 dhjetor 2020

Sondazh

Poll