Politike

‘Dëshiroj të kandidoj në Tiranë’, Astrit Patozi sulmon Kryedemokratin: Lista Basha është modeli më i shëmtua

1 Dhjetor 2020, 18:50 Nga DOSJA
‘Dëshiroj të kandidoj në Tiranë’, Astrit Patozi

TIRANË- Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ditën e sotme ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një intervistë për ReportTv ai ka thënë se kreu i opozitës është modeli më i shëmtuar që mund të ketë parti për kryetar. Ai është shprehur se marrëdhënia mes tyre nuk ka qënë kurrë miqësore, por sipas tij ka qenë  korrekte.

“Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën, por kemi pasur marrëdhënieve super korrekte. Nuk jemi këtu juria që të caktojmë karakterin. Politika nuk është garë morale apo karakteri, por garë aftësie. Basha humbet se është i paaftë jo se është burrë më i mirë apo më i keq se Rama. Nëse Basha është i zoti po ia falim të gjitha paudhësitë dhe mungesën e karakterit, pasi mua më duhet rezultati dhe ai ka probleme me rezultatin jo me dobësitë e karakterit. Lista Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa domethënës pas, sidomos pas 2013.”- tha ai. 

Në intervistë, Patozi ka zbuluar se dëshiron të kandidojë në Tiranë sakaq tha se për ndërtimin e polit të tretë ka ftuar Myslim Murrizi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, madje është në bisedime edhe me Agron Duka i PAA-së, aleat i Bashës.

Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendos. Për mua nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, por për të bërë ndryshime. Ajo që do doja nga Basha apo edhe nga Rama, a ka mundësi të ndryshojmë këtë vend dhe të mos jetë ky sundim i anti-vlerave dhe anti-ligjit ? Po e bën këtë gjë i kemi sjellë dobi vendit, po ndryshuam vetëm karrigen e kryeministrit s’kemi bërë asgjë. Poli i tretë nuk varet nga numri i partive, por është një projekt dhe një alternativë tjetër. Dëshira është që të kandidoj në Tiranë, por ky vendim merret nga të gjithë përfaqësuesit,” përfundoi Patozi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike astri patozi lulzim basha astri patozi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2020, 16:31

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me një student, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore sa i përket situat...