“Jemi në fazat e para…”/ U tha se do kandidojë në Shkodër, Rudina Hajdari: Nuk është për tu fshehur, do
1 Dhjetor 2020, 18:31Nga DOSJA
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka folur për partinë e re, me të cilën pritet të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit. Bëhet fjalë për “Nismën Thurje”, ku kryetar është zgjedhur Endri Shabani ndërsa Hajdari do të kandidojë në qarkun e Shkodrës si deputete. Ndërkohë në një intervistë për Fax News, Hajdari është shprehur se aktualisht janë në fazën e koordinimit të qarqeve, sakaq ka shtuar se ende nuk janë vendosur kandidaturat.
Ajo ka shtuar se qëllimi i partisë së saj është të sjellë risi në Shqipëri duke shtuar se synojnë votën e shqiptarëve të pakënaqur de të zhgënjyer nga klasa e vjetër politike.
“Nuk është një fakt për tu fshehur që merrem dhe me rrethe të tjera si Shkodra dhe të tjera në veri të vendit. Duke marrë parasysh prejardhjen time, kam udhëtuar drejt këtyre qyteteve dhe kam organizuar këto qarqe, por jemi ende në fazat e para dhe pas regjistrimit të lëvizjes politike, pas hapave të tjerë që do ndërmarrim, do bëjmë një finalizim të kandidaturave nëpër qarqe dhe pa dyshim, me shumë kënaqësi do e them zyrtarisht se ku do të kandidoj. Për momentin jemi në fazën ku po koordinojmë qarqet. Ne kemi dëshirë të sjellim një risi në Shqipëri që të bashkohen idetë tona dhe të jenë vizionet që janë dakord të gjithë ata qytetarë shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar sot. Do të rikthejmë sovranitetin e Presidentit dhe Parlamentit. Mendoj që këto 8 pika të kartës 20.20 janë një mënyrë për ta fuqizuar qytetarin dhe për ti dhënë mundësinë që të përfaqësojë veten. Ata që janë të pakënaqur dhe të zhgënjyer. Të pakënaqurit janë të tërhequr dhe nuk marrin pjesë në jetën aktive politike. Kemi dhe të zhgënjyerit që kanë votuar për një krah apo tjetër dhe në momentin shohin mënyrën se si janë përgjigjur ndaj premtimeve, shikon se janë të pakënaqur. Mendoj se ne do thithim dhe do bëjnë pjesë ata njerëz që mendojnë se klasa e vjetër politike i ka sjellë këtë zhgënjim” – tha Hajdari.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë për inspektime paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku edhe është përplasur me banorët. Të shqetësuar p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës pasi ka deklaruar se situata e Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit. Në një bashkëbisedim më të rin...
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ditën e djeshme ka akuzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, se po zvarrit procesin e Vetingut. ...
Politike 1 Dhjetor 2020, 16:31
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me një student, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore sa i përket situat...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ku edhe ka folur lidhur me fenomenin e largimit t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, është përgjigjur lidhur me sigurimin e vaksinës a...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ka thënë se në shumë aspekte më e keqja ka kaluar ndërkohë...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ka folur së fundmi në lidhje me mbylljen e negociatave për Shqipërinë. E ftuar në Faxnews, deputetja është shprehur se fa...