“Nuk heshtim më!”/ Ulsi Manja akuza KPA-së për zvarritje: Vetëm 70 vendime në dy vite, janë lekë që paguhen nga taks
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ditën e djeshme ka akuzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, se po zvarrit procesin e Vetingut. Manja, gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve u shpreh se gjatë dy viteve KPA ka marrë vetëm 70 vendime ose më pak se tre vendime në muaj. Po ashtu, Manja ka thënë marrja e 2.9 vendimevë në muaja nuk është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut.
Ne do ta kalojmë këtë projektvendim, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim për punën e këtyre institucioneve. Në dy vjet kanë marrë 2.9 vendim në muaj. Nuk besoj se është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut. Në dy vite janë 140 apelime në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Janë dhënë 70 vendime, i bie gati 2.9 vendime në muaj. Unë uroj që me këtë shtesë në strukturë të rritet volumi i punës së KPA në drejtim të vendimmarrjes. Të mos harrojmë se janë lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Dhe siç kemi të drejtën për të kërkuar mbështetjen e buxhetore për punonjës, e njëjta llogaridhënie duhet të jetë edhe për detyrat që keni marrë përsipër”, tha Manja.
Ndërkohë, Deputeti Bashkim Fino kundërshtoi kërkesën e organeve të Vetingut për ndryshimin e strukturës dhe zgjerimin e stafit. Fino reagoi ashpër pasi Komisioni i Ligjeve kishte rrëzuar kërkesa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë shqyrtimit të buxhetit, për staf shtesë dhe rritje të pagës për vështirësi. Sipas Finos dhe Manjën, Komisioni i Ekonomisë duhej të merrte parasysh argumentet e Komisionit të Ligjeve. Sakaq, kërkesat e KPK dhe KPA u mbështetën sot nga deputeti Fatmir Xhafaj.
“Unë jam shumë dakord me të dyja kërkesat. Madje, që të jem i sinqertë, jam shumë dakord me kërkesat fillestare të tyre. Nuk arrij të kuptoj pse KPK-ja nuk ka kërkuar këshilltarë financiarë më parë, për shkak se një pjesë e volumit të tyre e zë ky aspekt”, tha Xhafaj.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane!
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ku edhe ka folur lidhur me fenomenin e largimit t...
Kur do e marrim vaksinën? Rama jep DETAJE: S’kam datë … Jemi angazhuar për të mos mbetur mbrapa
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, është përgjigjur lidhur me sigurimin e vaksinës a...
Nuk ndalen akuzat e PD-së për Xhaçkën, Vokshi: Një kryeministër normal duhet ta shkarkonte për shpërdorim të detyrës d
TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme me akuzat për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi sipas tyre ajo shpërdëron detyrën.Në ...
”Jemi duke kaluar më të keqen”/ Rama: Ky dimër do të jetë i vështirë, nuk përjashtohen masa të tjera shtrënguese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ka thënë se në shumë aspekte më e keqja ka kaluar ndërkohë...
Negociatat me Shqipërinë/ Hajdari: Qeveria të tregojë përgjegjshmëri për fondet e BE-së, shpresoj që Shqipërisë t’i
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ka folur së fundmi në lidhje me mbylljen e negociatave për Shqipërinë. E ftuar në Faxnews, deputetja është shprehur se fa...
‘Një kërkesë kisha…atë zonjën time ma shih pak’/ Ka gruan e shtruar tek Infektivi, qytetari POROSI Najada Çomos, Man
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me familjarët e pacientëve me COVID-19 të shtruar tek spitali Infektiv. Gjatë b...
Familjarët po u luftojnë me jetën në spital/ Manastirliu takon të afërmit e pacientëve me COVID, Najada Çomo: Refuzojnë
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me familjarët e pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim spitalor në a...
Jorida Tabaku citon raportin e FMN: Borxhi jashtë kontrolli, buxheti i shtetit të ndalojë çdo shpenzim të panevojshëm!
TIRANË–Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar raportin e fundit të FMN në lidhje me ekonominë në Shqipërinë.Tabaku shprehet se rapo...
Basha: Rama rrënoi sistemin shëndetësor. Qytetarët po paguajnë çmimin e katastrofës, duhet një qeveri që punon për ta
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një tjetër mesazh pas takimit të sotëm me një çift të moshuarish në Tiranë.Ai shkruan në...