Sport

“Është koha të kthehem”, Marash Kumbulla merr lajmin që donte, mbrojtësi i Romës do të…

30 Nëntor 2020, 21:20 Nga DOSJA
“Është koha të kthehem”, Marash Kumbulla merr lajmin

ROMË– Buzëqesh skuadra e Romës. Marash Kumbulla rezulton negativ në tamponin e rradhës. Një lajm shumë i mirë për skuadrën verdhekuqe që tani do të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseca. Tani për mbrojtësin e kombëtares shqiptare janë programuar vizitat e aftësisë sportive, pas të cilave mund ti bashkohet grupit për stërvitet në Trigoria.

Natyrisht një lajm i mirë për teknikun Fonseca që rikuperon një tjetër mbrojtës qendre në pritje të kuptojë më mirë se cila është gjendja e Smalling (shqetësim në gju) e Mancinit (lodhje në aduktor). Lajmi për negativitetin e ka shpërndarë edhe Kumbulla në Instagram me shkrimin. “Është koha të kthehem”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla roma marash kumbulla roma

Sondazh

Poll