Aktualitet

Konsujt e nderit ‘revoltë’ ndaj Cakajt, vetëm 18 prej kanë dorëzuar targat diplomatike

24 Prill 2019, 08:16 Nga DOSJA
Konsujt e nderit ‘revoltë’ ndaj Cakajt, vetëm 18 prej

Tiranë-  Pas urdhrit të ministrit të Jashtëm të deleguar Gent Cakajt se konsujt e nderit  në vendin tonë duhet të dorëzojnë targat diplomatike, deri më tani janë vetëm 18 prej tyre ia janë bindur urdhrit. Dorëzimi i tyre është bërë pranë policisë rrugore dhe ministrisë së Jashtme. Në fakt në listën e Cakajt janë 41 konsuj nderi që duhet të dorëzojnë targat.(lexo këtu)

Policia rrugore pret deri në fundjavë për dorëzimin vullnetar të targave,pastaj do të nisë vetë aksionin.

Për këtë urdhër Cakaj u shpreh  pak javë më parë se di iu hiqen targat diplomatike makinave të 41 konsujve të nderit pasi sipas tij ky ishte një  privilegj i pajustifikuar.

Në listën e Gent Cakajt janë biznesmenëve të fuqishëm si Samir Mane, Avni Ponari dhe shumë të tjerë. Por nuk mungojnë edhe figura të politikës dhe medias, si Arben Malaj, ish-ministër i Ekonomisë, Mentor Nazarko, analist.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj konsujt e nderit targat diplomatike gent cakaj konsujt e nderit targat diplomatike

Sondazh

Poll