Aktualitet

30 Nëntor 2020, 15:34 Nga DOSJA

SHQIPËRI- 810 viktima, 18 mijë e 523  të infektuar aktivë dhe  18 mijë e 849  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 787. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer1, 948 testime, prej të cilave 557 kanë rezultuar pozitiv.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,
27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 557

Të shëruar ne 24 orë 368

Të shtruar në spitale 491

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 1948

Testime totale 190.444

Raste pozitive 38.182

Raste të shëruara 18.849

Raste Aktive 18.523

Humbje jete 810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9576

Durrës 1360

Elbasan 841

Fier 1367

Korçë 997

Vlorë 974

Shkodër 904

Lezhë 734

Berat 604

Kukës 406

Dibër 205

Gjirokastër 555

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll