Aktualitet

I vëllai iu vetëvra, flet Anton Skabonda: Nuk dimë ende pse vdiq, s’kemi marrë përgjigje tamponi që ishte i infektuar, i

30 Nëntor 2020, 13:20 Nga DOSJA
I vëllai iu vetëvra, flet Anton Skabonda: Nuk dimë ende pse vdiq,

TIRANË– Anton Skabonda, vëllai i 60-vjeçarit që u vetëflijua sot duke u hedhur nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, kërkon llogari nga mjekët për humbjen e tq vëllait. Në një intervistë për Neës24, Skabonda tregon se asnjë nga familja nuk e dintë që i vëllai ishte i infektuar me Covid-19 pasi nuk kishin marrë asnjë përgjigje tamponi.

Ai shton se i ka thënë të vëllait që të mos shtrohej në spitale dhe se që nga momenti që ai ka shkelur tek “Shefqet Ndroqi”, nuk kanë komunikuar dot më me të.

“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital.  Kishte bërë edhe testin për Covid por si kishin dhënë përgjigje. Dua të pse me ka vdek vëllai , cfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’.  Dua të di për c’arsye është hedh nga ballkoni. Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sygjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shku e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin,”- tregon ai.


Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard skabona vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi leonard skabona vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll