Aktualitet

Shpërfytyroi Skënderbeun, godet skulptori Sinan Alija: Edhe për tatutë e Dafina Zeqirit mund të flasin…këta që më akuz

30 Nëntor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Shpërfytyroi Skënderbeun, godet skulptori Sinan Alija: Edhe për

KOSOVË– Skulptori Sinan Alija i cili është vënë në qënder të medias për shkak të transformimit që i ka bërë skulpturës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka folur për mediat kosovare.

Ai është shprehur se arti është i lirë e se askush nuk e dinte se si ishte Skëndërbeu, duke thënë se ‘nuk e kemi përkund në djep’.

‘Vetë e kam punuar. Skulptura asnjëherë nuk finalizohet, por duhet ta dijë skulptori se ku dhe kur të ndalet. Një vepër arti iu dedikohet shoqërisë me qëllimin dhe mundësinë që secili të krijojë përshtypjen e vet, andaj nuk I ndërhyj kujt në perceptimin e vet, arti është I lirë. Unë nuk e kam idenë se cfarë pritshmërie kanë pasur të tjerët, sepse mesa di unë, askush prej nesh nuk ia kemi prerë kërthizë e as nuk e kemi përkundur në djep Skënderbeun” tha ai.

Si për të thyer akullin, skulptori krahasoi punimin e tij me tatuazhet e këngëtares Dafina Zeqirit.

Dikujt mund ti dalë punë edhe me tatutë e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojnë bukur”, komentoi ai.

Vepra e Alija është parë si transformim i figurës së heronjve tanë kombëtarë. Vetë skulptori reagoi ditën e djeshme në Facebook duke postuar veprën e tij e duke shkruar: Dedikuar portaleve’. Vepra e tij u ngrit në Prizren me 28 nëntor mirëpo u komentua si një shpërfytyrim i figurës së Skëndërbeut që nga shprehia e fytyrës e deri tek mungesa e kalit e cila është simboli që e ka shoqëruar në luftrat e tij.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sinan aliaj skulptura e skenderbeut sinan aliaj skulptura e skenderbeut

Sondazh

Poll