Aktualitet

“Ju lutem më shtroni”/ Vetëvrasja e pestë tek ‘Shefqet Ndroqi’, mjeku i urgjencës: Skabona ishte rëndë, nj

30 Nëntor 2020, 09:58 Nga DOSJA
“Ju lutem më shtroni”/ Vetëvrasja e pestë tek

TIRANË– Mjeku i Urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala, ka treguar se si u njohën me rastin e pacientit 60-vjeçar Leonard Skabona që u vetëvra sot. Në një prononcim për FaxNews, mjeku tregon se 127 ua ka referuar rastin dhe se pacienti ishte në gjendje të rëndë.

“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kena marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë. Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, I është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi  në Tiranë. Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës,  për një periudhë disa vjeçare. Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë. Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij,”- është shprehur mjeku Lala.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard skabona vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi leonard skabona vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll