Aktualitet

Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për hetuesit në BKH, një pjesë e tyre me probleme

30 Nëntor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për hetuesit

TIRANË– Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Sipas News24 disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit, kandidatët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh bkh

Sondazh

Poll