Aktualitet

Vetëvrasja tek ‘Shefqet Ndroqi’, policia rrethon spitalin, merr në pyetje mjekët që po kujdeseshin për 60-vjeçarin

30 Nëntor 2020, 08:02 Nga DOSJA
Vetëvrasja tek ‘Shefqet Ndroqi’, policia rrethon spitalin, merr

TIRANË– Policia e Tiranës ka zbarkuar pranë spitalit ‘Shefqet  Ndroqi”, aty ku u vetëvra pacienti i pestë me Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se efektivët do të marrin në pyetje mjekët që po kujdeseshin për viktimën nga Rrësheni dhe të gjithë bluzat e bardha që ishin në turn mesnatën e kaluar kur ndodhi ngjarja.

Pas marrjes në pyetje, pritet të zbardhen detaje në lidhje me dëshmitë e mjekëve. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën që lamë pas. 60-vjeçari me Covid-19 po kurohej prej dhjetë ditësh në spital dhe ndërmorri aktin e rëndë.

Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2020, 20:33

BERAT– Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme në orën 19:30 në rrethrrotullimin e Poshnjes në bashkinë e Dimalit, e njohur edhe si Ura Vajgurore. I...