Aktualitet

Infektohen me Covid mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh në qytetin e Beratit

30 Nëntor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Infektohen me Covid mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës

BERAT– Covid ka hyrë në disa institucione të qytetit të Beratit duke e bërë situatën alarmante.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Infektime ka pasur edhe në shumë institucione vendore në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të prekur 1 punonjës administrate në bashkinë Berat, 1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 operator shërbimi,1 shitëse dyqani ushqimor dhe 2 punonjëse fasonerie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne berat koronavirusi ne shqiperi covid ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll