LIVE UPDATES
Politike

Negociatat/ Bundestagu gjerman si Holanda, kundër Shqipërisë dhe ‘pro’ Maqedonisë së Veriut

15 Qershor 2019, 05:33 Nga DOSJA

Gjermania e mbështet rrugën e reformave të Shqipërisë dhe bën thirrje që tensionet e brendshme politike të mos e prishin rezultatin e deritanishëm të reformave sidomos në drejtësi. “Vendi juaj ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit dhe reforma të guximshme në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sidomos reforma në drejtësi ishte një sforcim i madh dhe meriton njohje”, tha ministri gjerman i punëve të jashtëm, Heiko Maas, pas takimit të tij të parë me ministrin shqiptar në detyrë, Gent Cakaj.

Ai vuri në dukje se këto reforma tani nuk duhet të mbeten në hijen  e tensioneve politike, por të vijojnë, sepse ato u shërbejnë qytetarëve. “Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike”, tha ministri Maas në adresë të opozitës. “Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar”.

Maas tha se “është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët” dhe shtoi:  “Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri.

Gjermania pro negociatave

Deutschland PK Heiko Maas und Gent Cakaj in Berlin (picture-alliance/AA/A. Hosbas)“I dashur Gent! – marrëdhënie miqësore mes ministrit në detyrë Gent Cakaj dhe mikpritësit në Berlin, Heiko Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane e përforcoi edhe njëherë pozitën e ministrisë së jashtme të Gjermanisë pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke argumentuar në adresë të skeptikëve dhe frenuesve se duhet mbajtur premtimi i dhënë një vit më parë, pasi të dy këto vende i kanë përmbushur kushtet. “Në se i kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, këtë vakuum do ta mbushin fuqi të tjera”, tha Maas. Ai pranoi se çelja e negociatave diskutohet në mënyra të ndryshme në vendet e BE-së.

Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj falenderoi Gjermaninë për mbështetjen dhe ritheksoi pozitën e qeverisë shqiptare për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve lokale.  Cakaj tha se “axhenda progresive dhe përparimtare e Shqipërisë duhet të vazhdojë pa asnjë ndalesë dhe zgjedhjet për pushtetin vendor duhet të mbahen më 30 qershor. Ky është çelësi i përparimit të Shqipërisë në axhendën evropiane.“

Lobim i përforcuar

Bundestag Johann Wadephul (CDU) (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)Johann David Wadehpul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU mendon se Shqipëria ende nuk është gati për çeljen e negociatave.

Kohët e fundit Shqipëria ka dërguar një sërë ministrash për të bërë lobim në Gjermani për çeljen e negociatave me BE-në. Javën e kaluar ishin ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. Ndërsa të enjten, përveç ministrit Cakaj, në Berlin ndodhej edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila u takua me homologen e saj, Ursula von der Leyen.

Vendimin për çeljen e negociatave qeveria gjermane duhet ta kalojë nga parlamenti gjerman, Bundestagu. Ky pritet të merret në shtator me këtë çështje, megjithëse këshilli i ministrave më 26 qershor 2018 kishte marrë vendim se do ta shqyrtonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, në 18 qershor 2019. Por deputetët demokristianë, sidomos nënkryetari i grupit parlamentar, Johann David Wadephul, janë të mendimit, se nuk mjafton afati deri në qershor. Wadephul ka edhe rezerva të tjera ndaj  Shqipërisë për shkak të mosfunksionimit të organeve gjyqësore të larta dhe krizës aktuale në Shqipëri.

Maqedonia e Veriut para Shqipërisë

Deutschland Angela Merkel und Zoran Zaev in Berlin (picture-alliance/dpa/G. Fischer)Zoran Zaev ishte të enjten në Berlin dhe pas takimit me kancelaren ishte optimist se Maqedonia e Veriut do t’i çelë negociatat brenda vitit.

Për Maqedoninë e Veriut parlamenti gjerman duket se ka tjetër mendim. Edhe deputetët e CDU/CSU-së, sipas qarqeve diplomatike dhe deputetëve në Bundestag, janë të mendimit se sidomos pas zgjidhjes së konflikteve me vendet fqinje, ajo e meriton çeljen e negociatave. Zyrtarisht kancelarja gjermane ende nuk e ka dhënë mendimin e saj. Javën e kaluar ajo raportoi në komisionin e Bashkimit Evropian se vendimi nuk mund të merret në qershor, por në shtator, për shkak të nevojës së harmonizimit të opinoneve brenda partisë së vet.

Një shtyrje, që Maqedonisë së Veriut nuk i pëlqen aspak, pasi nuk dëshiron të bëhet peng  e Shqipërisë. Te enjten kancelarja gjermane priti në Berlin homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, dhe ministrin e jashtëm të Maqedonis. Nikola Dimitrov. Biseda ishte konfidenciale, por pas takimit, Zaev ishte shprehur besimplotë se Maqedonia e Veriut do të hapte negociatat deri në fund të vitit.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bundestagu kundër shqipërisë hapja e negociatave bundestagu kundër shqipërisë hapja e negociatave

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën