Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTOJA- Në tavolinë me Ergys Dashin, djali që godet me karrike është shqiptar
25 Janar 2022, 22:01Nga DOSJA
TIRANË– Personi që ka qenë në një tavolinë me Ergys Dashin në momentin që ky i fundit u vra në Ekuador, rezulton të jetë shqiptar. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ai është filmuar nga kamerat teksa gjuante me karrige drejt atentatorëve të Dashit.
“Ai është shqiptar, shqiptar është se ma thanë. Është gjetur pa armë aty dhe s’ka çfarë bën ai, me karrige do gjuaj,”_ tregoi Artan Hoxha.
Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për eksportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gjykata e Tiranës i ka lëshuar një vërtetim kryedemokratit Lulzim Basha ku e përcakton atë si kryetar të Partisë Demokratike, edhe pse zyrtar...
TIRANË – Për pengmarrjen e 21 emigrantëve të cilët u nisën nga Iraku, Siria dhe Afganistani në dhjetor dhe mbërritën në janar në Shqipëri, u arrestua...
TIRANË – Partia Demokratike do të marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022 që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit (Durrës, Shko...