“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Demokratike regjistrohet në KQZ (FOTO)
25 Janar 2022, 20:02Nga DOSJA
TIRANË – Partia Demokratike do të marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022 që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit (Durrës, Shkodër, Lushnje, Vorë, Dibër dhe Lushnje). Partia më e madhe opozitare ka dërguar dhe propozimet e saj për anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në KQZ.
Ditën e sotme dhe Lëvizja Socialiste për Integrim paraqiti propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet lokale.
Sipas shortit të djeshëm në KQZ, 3 anëtarë të KZAZ-ve do t’i ketë Partia Socialiste; 2 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja. Në këtë mënyrë është bërë një ndarje e barabartë mes maxhorancës dhe opozitës, edhe pse kjo e fundit duket të jetë e përçarë.
Në zgjedhjet vendore të 6 marsit, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste. Kjo doli në shortin që u hodh dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se personi që ka qëlluar mbi shqiptarin Ergys Dashi në Ekuador nuk mund të ketë qenë shqiptar....
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ergys Dashi, shqiptari që u vra në Ekuador ishte kontakti i një organizate kriminale nga Tiranë në atë v...
EKUADOR– Mediat ekuadoriane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me fitimet që merrte shqiptari Ergys Dashi, i cili u vra dy netë më parë në Guayaquil. ...
DURRËS – Qeveria ka ngritur një njësi antikorrupsion, e megjithatë korrupsioni rrotullohet në të 47 institucionet shtetërore.Ditën kur raporti i ‘Tra...
TIRANË – Deputeti Agron Duka reagoi i shqetësuar lidhur me shpërthimin me tritol në banesën e vëllait të tij, Armandit, president i Federatës Shqipta...