LIVE UPDATES
Politike

“Në Shkodër komandon Tom Doshi”, Lubonja: Rama më i rrezikshëm se Kokëdhima

21 Gusht 2019, 18:03 Nga DOSJA
“Në Shkodër komandon Tom Doshi”, Lubonja: Rama më i

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në rubrikën “Opinion”, në “NeWs 24”, dy çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit në vend, atë të Bashkisë së Shkodrës dhe incidentin në Porto Palermo.

Për të dyja këto çështje, Lubonja ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima dhe se çdo njeri tjetër, dhe se shteti i së drejtës nuk i shkon as në ëndërr.

Nëse ti qenke kaq i ndjeshëm ndaj njerëzve të dhunës, padrejtësive, siç ishte ai që hipi mbi makinë, se ishte i sëmurë psiqik, pse nuk tregohesh i tillë ndaj atij që ke vënë në Shkodër për kryetar bashkie. Është njëlloj siç fliste për Tom Doshin, me të cilin po qeveris, edhe pse është një ndër ata që është ndaluar nga SHBA. Edhe me këtë ai tregon standarde të dyfishta, që është skandal. Kjo tregon se shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtij”, ka deklaruar analisti, duke shtuar se prishja e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo u bë për interes të Ramës dhe jo të shqiptarëve.

Sai takon situatës së krijuar në Shkodër me bllokimin e fondeve pas mbarimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi, Lubonja ka thënë se gjithçka po bëhet që qyteti verior të bjerë në duart e “të fortëve”, siç është Tom Doshi.

Parashikimi im është që duke lexuar veprimtarinë e qeverisë me Ramën në krye do të ketë një rritje të formave autoritare të paligjshme, jashtë institucionale, për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin. Që do të thotë s’ka rëndësi në kemi apo jo kryetarë bashkie, ç’rëndësi ka, ne jemi, vendosim nënkryetarin që kontrollon. Të tjerët ca me trembje, ca me para do nënshtrohen dhe do vazhdojnë të kontrollojnë dhe Shkodrën me njerëzit e Tom Doshit, si Valdrini, që u vu nga Rama më herët, në kohën kur ishte në konkurrencë me Keti Bazhdarin, si njeri që siguronte votën. Dihet, Toma është i forti i Shkodrës. Dikur e luanin këtë rol sekretarët e partisë, jemi kthyer në një sistem ku demokraci nuk ka”, ka theksuar Lubonja.

Si lidhen zhvillimet, shembja e restorantit me Shkodrën ..?

Të dyja rastet kanë të përbashkët atë që tregojnë se çfarë respekti kanë për shtetin e së drejtës këta që kemi në pushtet dhe që thonë do bëjmë dhe Reformë në Drejtësi. Duket sikur Kokëdhima shkeli ligjin. Sot pamë një matrapik që i shkatërron pronën. Këtu vetëm shtet nuk ka. Nuk prishet ky në momentin që të duhet ta prishësh për interesin tënd, përtej interesit publik. Është njëlloj si te Astiri, që një pjese ua prish dhe një pjese jo. Këtu duhet të prishet me ligj, jo me urdhër.

Problem për imazhin e Shqipërisë?

Nëse bën problem duhet të shohësh mediat. Nuk e kam parë të hyjë në mediat italiane si lajm. Një i sëmurë psiqik nuk përbën lajm, nëse nuk, vret. Ky përbën lajm sa i përket imazhit për turizmin. Raste të tilla ka dhe në Itali. Imazhi në Shqipëri lidhet me trafikantët e shumë që ka vendi ynë në Itali, që kapen përditë dhe rritja e një lloj autoritarizmi, arbitraritetit të shtetit. Protestat e opozitës kanë dalë, një qeveri që udhëhiqet nga droga. Këto janë të rëndësishme, jo Kokëdhima. Në këtë moment çdo shqiptar, pavarësisht kush është Kokëdhima, duhet të ndihet i rrezikuar, sepse sa herë i prish qejfin qeverisë, ai të sjell matrapikun. Edhe në shtëpi mund të ta sjellin këta njerëz, nëse nuk ju thuhet “ndal”. E patë çfarë bëri me Bechettin ky. Meqë akoma kishte një drejtësi ndërkombëtare, duhet të paguajë 140 milionë euro. Ky është shumë herë më i rrezikshëm se Kokëdhima.

Marrë nga Balkanëeb

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatos lubonja koço kokëdhima edi rama fatos lubonja koço kokëdhima

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet