LIVE UPDATES
Bota

Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton rezolutë për çmimet

15 Mars 2022, 20:07 Nga DOSJA
Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton rezolutë për

KOSOVË- Qeveria e Kosovës po reagon me vonesë dhe pa takt ndaj krizave, me të cilat së fundi po përballet Kosova, qoftë atë energjetike, apo tani me atë të rritjes së çmimeve, tha deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, teksa prezantoi temën për të cilën u thirr seanca e jashtëzakonshme parlamentare të martën.

“Rritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Nuk ka produkt të cilit nuk i ka lëvizur çmimi. Inflacioni mbetet një nga kërcënimet kryesore të rimëkëmbjes së shpejt dhe të rënies së fuqisë blerëse për qytetarët tanë“, tha deputetja Bajrami.

Partitë opozitare: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme parlamentare për rritjen e çmimeve. Ata kanë propozuar miratimin e një rezolute, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se për shkak të mungesës së deputetëve, seanca vazhdon më 16 mars. Në seancë kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk janë detyruese, por pasqyrojnë vullnetin politik. Deputetja Bajrami tha se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën, duke ndërhyrë në tregun e lirë, me qëllim që të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve.

“Duhet të menaxhoni me kriza të tilla. Me ndërhyrjet tuaja po shkaktoni dëme – ekonomisë dhe qytetarëve, duke maksimalizuar dëmet”, tha ajo.

Ndërkaq, ajo përmendi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe të vajit. Te rasti i fundit, ajo pranoi se disa kompani e kanë keqpërdorur situatën, por tha se ekzekutivi nuk duhet ta godasë të gjithë sektorin privat.

“Ngritja e çmimit të karburanteve ndikoi që brenda disa ditësh të kemi ngritje eksponenciale për shumë artikuj që janë esencial për jetën e qytetarëve. Sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve, disa vende hoqën apo zvogëluan akcizën, bashkë me të edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për t’u dalë sadopak në ndihmë qytetarëve. Qeveria jonë nuk bëri asgjë. Qeveria e mori një vendim për marzhën e kufizimit të përfitimit për naftëtarët 4 dhe 6 për qind”, tha Bajrami.

Bajrami kritikoi edhe reagimin e Qeverisë për krizën energjetike dhe tha se këtë muaj do të ndihet pesha e rritjes së tarifave të energjisë elektrike dhe e ftoi që të marrë praktikat e shteteve në rajon që qytetarët ta tejkalojnë më lehtë krizën me energjinë dhe rritjen e çmimeve.

Kusari-Lila: Debati parlamentar, për përfitime politike të opozitës

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kritikoi opozitën se po tenton që ta paraqesë ekzekutivin si joaktiv ndaj ngjarjeve që po ndodhin në Kosovë dhe botë. Ajo tha se kriza që ka goditur botën për shkak luftës në Ukrainë, pashmangshëm që e ka prekur Kosovën.

“Ky debat i ditës së sotme, përveç që synon të keqinformojë për mosiniciativat e ashtuquajtura të Qeverisë, për qëllim ka thellimin e panikut dhe ndjenjës së paqartësisë, në kohën kur e gjithë bota, natyrisht edhe Kosova ballafaqohen me pamjet e rënda të luftës së egër në Ukrainë. Është e padrejtë që të akuzohet kjo Qeveri për mosaktivitet apo mosreagim”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se disa kompani përfituan nga ngjarjet në Ukrainë, ku Rusia që prej 24 shkurtit ka nisur pushtimin e këtij shteti, për të nxjerrë fitime komerciale.

“Fatkeqësisht ishte e njëjta ndjenjë e cila u provua të ushqehej dhe të rritej nga një kompani apo disa kompani kosovare, të cilat siç duket, përfitimet nga kriza, qoftë ajo e pandemisë, apo tani ajo e luftës në Ukrainë e kanë specialitet, me qëllim puro komercial, qoftë edhe nëse ky fitim nënkupton krijimin e panikut dhe stresit nga pamjet që shohim. Ato kompani i bën ato lëvizje për përfitime komerciale, ju sot, natyrisht se e bëni këtë debat për përfitim politik”, ka shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi: Qeveria pa plan për krizën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Qeveria nuk ka plan për ta zbutur krizën ekonomike. Sipas tij, lufta në Ukrainë ka krijuar çrregullime në treg, por, sipas tij, ekzekutivi duhet të gjejë zgjidhje.

“Kjo seancë do të duhej të mbahej për t’i kontribuar planeve tuaja si Qeveri, por në fakt po mbahet sepse ju nuk keni kurrfarë plani përballë kësaj situate. Më mirë do të ishte të kishit një plan sado të keq, të cilit do të mund t’i kontribuonim sot, sesa të mos keni fare plan dhe të rrini si spektatorë, siç po rrini në këtë situatë”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi që Qeveria të reagojë dhe të rrisë sasinë e rezervave shtetërore.

“Meqenëse nuk prodhojmë shumë prej produkteve esenciale, rezervat shtetërore duhet të rriten me urgjencë sepse janë të frikshme paralajmërimet e vendeve të ndryshme nëpër Evropë që kanë ndaluar eksportin e produkteve esenciale dhe kjo është një prej arsyeve që ne duhet t’i përgjigjemi këtij trendi sa kemi ende mundësi“, tha kreu i PDK-së.

Abdixhiku: Kërkojmë reduktim të akcizës dhe TVSH-së

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova është duke u përballur me rritjen më të madhe të inflacionit brenda vitit. Ai kërkoi që të ketë lehtësime tatimore, në mënyrë që të tejkalohet kriza me rritjen e çmimeve, e cila tha se është “e papërballueshme për qytetarët”.

“Ne kërkojmë të ketë reduktim të akcizës, të ketë reduktim të TVSH-së në lëndë të parë dhe heqje të TVSH-së në të gjitha produktet bazike të shportës së konsumatorit. Këto janë masa imediate, mund të përdoren për një periudhë afatshkurtër derisa të kapërcejë kriza, sidomos në lëndë të parë, në mënyrë që të mos destabilizohet buxheti i vendit. Të tjerat janë çështje të përballueshmërisë së qytetarëve tanë”, tha Abdixhiku.

“Të mos harrojmë se rritja e çmimeve të energjisë elektrike, rritja e çmimeve të derivateve, rritja e çmimeve të produkteve bazike janë bërë thjesht të papërballueshme për qytetarët në një periudhë kaq të shpejtë dhe kaq të ngjeshur kohore”, shtoi ai.

Tahiri: Qeveria me masa “të lodhëta”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se rritja e çmimeve është trend global dhe nuk e akuzojnë Qeverinë për të, por për mosndërmarrjen e masave në kohë.

“Si subjekt politik, si grup parlamentar ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo temë, ngritja e çmimeve është një trend global dhe vjen jo rrjedhimisht jo vetëm për shkak të konfliktit në Ukrainë, por vjen për shumë kriza të cilat i kemi adresuar tash e pesë muaj. Atëherë, në qoftë se ky është trend global, cila është kritika jonë, qasja jonë? Është e thjesht: ne sot kërkojmë llogari nga një qeveri që ka fituar mbi 50 për qind të votave, e cila nuk ka masë, apo të themi më mirë e më troç ka marrë masat më të ‘lodhëta’ në Ballkanin Perëndimor, barazuar me vendet e kontinentit Afrikan me trendin më të ulët të varfërisë“, tha Tahiri.

Ai tha se në rezolutën e propozuar, AAK-ja ka paraqitur masa konkrete, siç është ulja e akcizës dhe e TVSH-së, që sipas tij, mund të jenë masa të përkohshme.

Kurti: Qytetarët duan rend dhe zbatim të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi para deputetëve masat e ndërmarra nga Qeveria që ai udhëheqë. Ai tha se për të pasur një treg konkurrues, ekzekutivi ka rritur inspektimet në kompanitë private.

“Deri më sot janë ndërmarrë 251 inspektime dhe janë shqiptuar 30 gjoba nga ana e inspektorëve të tregut qendrorë dhe ata komunalë. Pra, Qeveria qendrore dhe lokale, bashkë në mbrojtje të qytetarit dhe mirëqenies. Ajo që po shihet qartë është se qytetarët nuk janë kundër taksave të shtetit, por kundër vjedhjes së xhepit. Qytetarët duan rend dhe zbatim të ligjit, rritje të inspektimeve dhe dënim të mashtruesve”, tha Kurti.

Së fundmi, çmimet e produkteve ushqimore, të disa shërbimeve dhe çmimet e naftës kanë shënuar rritje. Një litër naftë para disa ditësh shitej për rreth 1.70 euro, ndërkaq aktualisht ky çmim është rreth 1.50 euro. Çmimi i vajit më 9 mars ishte ngritur në 3.49 euro për litër nga rreth 2 euro sa ishte më 8 mars. Për shkak të dyshimeve se operatorët ekonomikë po bëjnë veprime për mashtrimin e konsumatorëve, Inspektorati i Tregut në Kosovë tha se ka mbyllur përkohësisht depo të operatorëve.

Për të ruajtur mundësinë nga çrregullimet në treg, Qeveria e Kosovës ka vendosur marzhë tregtare (çmim maksimal) vetëm për derivatet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare duhet të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind. Po ashtu, ekzekutivi në fillim të marsit ka vendosur që bujqve t’iu subvencionet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti besnik tahiri enver hoxhaj hykmete bajrami lumir abdixhiku memli krasniqi mimoza kusari-lila albin kurti besnik tahiri enver hoxhaj hykmete bajrami lumir abdixhiku memli krasniqi mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet